Një i vdekur dhe 519 raste të reja me koronavirus në Kosovë

14:15 | 19 Gusht 2022

Një viktimë dhe 519 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën nga COVID-19.

Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 519 raste të reja, teksa janë shëruar 779 pacientë.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 4,586 raste.

Komento: