Një i vdekur dhe 73 të infektuar me koronavirus në Kosovë

13:18 | 03 Shtator 2022

Raporti ditor i Covid-19: Një i vdekur dhe 73 të infektuar.

Përbrenda 24-orëve është raportuar një rast i vdekjes si pasojë e komplikimeve të koronavirusit dhe 73 raste të reja të infektimit me të.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur MSH me anë të njoftimit të përditshëm.

Numri i rasteve aktive, ndërkaq, ka shkuar në 774.

Përbrenda 24-orëve, janë vaksinuar 33 persona.

Komento: