Një i vdekur dhe 84 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë

12:06 | 13 Nëntor 2020

COVID-19: Një i vdekur dhe 84 raste të reja në zonat e banuara me serbë.

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, një person ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 84 raste të reja të infektimit me virusin korona.

Sipas Shtabit të Krizës në veri të Mitrovicës 10 persona janë shëruar nga ky virus.

Aktualisht janë 407 raste aktive, ndërsa, gjithsej 1,045 njerëz janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 6,681 njerëz janë testuar, nga të cilët 1,492 njerëz janë diagnostikuar me koronavirus, ndërsa 42 njerëz kanë vdekur, raporton Radio Kontakt Plus.

Komento: