Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, 1 viktimë nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar 1 viktimë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ndërsa janë shëruar 8 persona.
Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 819 raste të infektuara me COVID-19.
Ndërsa, janë raportuar edhe 2 mijë e 262 viktima.
105 mijë e 405 persona janë shëruar nga ky virus.