Situata me COVID-19 në Kosovë po shkon drejt fundit.
Në raportin e fundit 24 orësh, nuk raportohet për ndonjë person të infektuar, ndërsa një person ka humbur jetën si pasojë e këtij vitusi.
Nga 25 teste të bëra asnjë rast nuk ka dalë pozitiv me koronavirus.
Sipas raportit në 24 orët e fundit një person ka vdekur, ndërsa një person është shëruar.
Një person është vaksionuar në këtë periudhë.
Raste pozitive në Kosovë tani kanë mbetur vetëm 27.
Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë. /ORAinfo/