Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rastin për Klankosova .tv e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete. Policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident”, ka thënë Krasniqi.