Një javë nga greva në Trepçë/16 minatorëve u përkeqësohet gjendja, kërkojnë ndihmë mjekësore

14:17 | 30 Tetor 2023
nje-jave-nga-greva-ne-trepce/16-minatoreve-u-perkeqesohet-gjendja,-kerkojne-ndihme-mjekesore

Minatorët e Trepçës janë duke e vazhduar ditën e shtatë të grevës së urisë. E gjatë këtyre ditëve, dhjetëra grevistë kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.

16 prej tyre, vetëm të hënën, konfirmoi për Front Online, kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi.

“Gjendja është e rënduar, deri më tash kemi 16 minatorë prej mëngjesi që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri është dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicë për trajtim të mëtutjeshëm. Ende mbetet në spital”, u shpreh Januzi për Front Online.

Ai tha se sot ka ndodhur suspendimi i tij nga ana e menaxhmentit.

“Menaxhmenti ka suspenduar kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e sindikatës. Na e kanë ofruar një vendim. Kjo është e drejtë ligjore e jona, greva”.

Januzi pati një thirrje për kryeministrin Albin Kurti.

“I kemi bërë thirrje Kurtit, por nuk na ka vizituar. Kjo është kërkesa edhe minatorëve, që t`ia japim një kahje kësaj situate. Te merret me ne Kurti sepse gjendja shëndetësore vec sa po shkon duke u përkeqësuar”, deklaroi Januzi për Front Online.

Sipas Januzit, minatorët kanë tri kërkesa.

“Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06 – 10 [në fillim të çdo muaji]. Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës”.

Ndërkohë, më 23 tetor 2023, Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti ndau 1.6 milion euro për Trepçën./Front Online/

Komento: