Një javë para lindjes dhe një muaj më pas, Elita Rudi tregon ndryshimin drastik në humbjen e kilogramëve

17:22 | 15 Prill 2021

Muajin e kaluar, moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, dhe bashkëshorti i saj, reperi i njohur, Gjiko u bën prindër për herë të dytë.

Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Bota.

Elita gjatë kohës së shtatzënisë shtoi shumë peshë, teksa ka ndarë së fundmi me fansat në Instagram një fotografi të barkut të saj të rrumbullakosur, në vetëm një javë para lindjes së vajzës.

Ajo ka arritur ta marrë veten mjaft shpejt, duke arritur të rikthejë linjat e trupit në vetëm pak kohë pas lindjes.

Në një tjetër fotografi të publikuar në InstaStory, moderatorja e dikurshme shfaqi tashmë barkun e saj të sheshtë, në vetëm një muaj pasi solli në jetë në vajzën.

Kjo paraqitje duket të jetë rezultat i një jetese të shëndetshme të saj, të bërë gjatë kësaj kohe.

Nga postimet e shpeshta në rrjetet sociale, Elita ka treguar se është e kujdesshme në ushqim, ndërsa nuk ka bërë të ditur edhe nëse frekuenton me rregull palestrën.

Komento: