Një javë pas vëllait dhe nënës, vdes edhe djali tjetër i familjes Alushani

16:02 | 09 Janar 2020

Ngjarje e rëndë në familjen Alushani.

Për vetëm një javë tre anëtarë të familjes Alushani, nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, u ndanë nga jeta. Më dy dhjetor ndërruan jetë Miradie e Luan Alushani, nënë e bir, të dy nga sulmi në zemër. I pari ndërroi jetë Luani, e nga lajmi për humbjen e të birit vdiq edhe nëna e tij Miradia. Por vetëm një javë pas, më 9 janar, kësaj familje iu shua edhe një person tjetër. Ramë Alushani ndërroi jetë sot. Ai do të varroset nesër në varrezat e fshatit.

Fillimi i këtij viti do të mbahet mend gjatë për familjen Alushani, të Komoranit. Në dhjetë ditët e para të janarit, në këtë familje ndodhi diçka e rëndë. Aty vdiqën tre anëtarë të familjes. Fillimisht Luan Alushani e pastaj nëna e tij, zonja Miradie, e cila vdiq nga sulmi në zemër pak minuta pasi kuptoi se djali i saj vdiq, po ashtu, nga arr’esti kardiak.

Por vetëm shtatë ditë pas, nga jeta u nda edhe vëllai i Luanit, Rama. Ai ndërroi jetë sot. . Ai do të varroset nesër në varrezat e fshatit.

Rama, kishte qenë në koma, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga kryesia e fshatit të cilët në njoftim kanë shkruar:

“Lajm mortor! Sot më 09.01.2020 u nda nga jeta vëllai i madh i heroit të kombit Imer Alushani, Ramë Muharrem Alushani. Ju kujtojmë se sot 1 javë, më 2 janar u varrosën Miradija dhe Luani. d.m.th 3 vdekje për 7 ditë. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen të gjallëve e shpirti i tyre në gjenet. Për varrim ju njoftojmë më vonë, nga kryesia e fshatit”.

Rrëfimi i një jave më parë për vdekjen e nënës dhe djalit nga kjo familje për të njëjtën ditë.

Nënë e bir do të varrosen në të njëjtën ditë jo shumë larg njëri-tjetrit. Miradie e Luan Alushani vdiqën sot, të dy nga sulmi në zemër. Luani kishte probleme shëndetësore kohëve të fundit, ndërsa nëna e tij pësoi sulm në zemër posa mori lajmin se i vdiq djali. Luani ka lënë pas 4 fëmijë dhe gruan. Express ju sjell rrëfimin nga Komorani për këtë ngjarje të dhimbshme

Fillimi i këtij viti do të mbahet mend gjatë për familjen Alushani, të Komoranit. Në ditën e dytë të janarit, në këtë familje ndodhi diçka e rëndë. Aty vdiqën dy anëtarë të familjes. Fillimisht Luan Alushani e pastaj nëna e tij, zonja Miradie, e cila vdiq nga sulmi në zemër pak minuta pasi kuptoi se djali i saj vdiq, po ashtu, nga arresti kardiak.

Express ka qëndruar në familjen e të ndjerëve. Familjarët kanë treguar se Luani qe disa kohë kishte pasur probleme shëndetësore, gjendja e të cilit ishte përkeqësuar kohëve të fundit.

Sipas familjarëve, Luanit mbrëmë i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Familjarët e kishin nisur drejt spitalit, mirëpo Luani nuk ia kishte dalë. Ai tashmë kishte vdekur.

Me gjithë pikëllimin, familjarët e të ndjerit kishin shkuar në shtëpinë e tij, ku ishte nëna, gruaja e katër fëmijët.

Aty tragjedia u dyfishua.

Njoftimi për vdekjen e dy anëtarëve të familjes Alushani-Komoran
Me t’ia kumtuar lajmin nënës së të ndjerit Miradies se i vdiq djali, edhe kjo e fundit pëson sulm në zemër si dhe pas pak orëve pas vdekjes së djalit edhe ajo vdes.

“Jemi shumë të pikëlluar. Nuk po mund ta besojmë. Luani i ka pasur disa probleme shëndetësore. Ka pasë sulm në zemër. E kanë dërguar në spital, por aty ka vdekur. Kur ka dëgjuar nëna Miradie se i vdiq djali, iu ka përkeqësua gjendja shëndetësore, e pas disa orëve edhe ajo ka vdekur”, tha një familjar i të ndjerëve.

E qindra persona tashmë ishin mbledhur në fshatin Komoran.

Varrimi bëhet sot, në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.

Komento: