Një javë pasi Kurti njoftoi se Serbia lëvizi trupat afër vijës kufitare, Haradinaj i shkon policëve për vizitë

23:38 | 19 October 2024
nje-jave-pasi-kurti-njoftoi-se-serbia-levizi-trupat-afer-vijes-kufitare,-haradinaj-i-shkon-policeve-per-vizite

Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosovës, për të vizituar pjesëtarët e Policisë që patrullojnë atje.

Haradinaj ka qëndruar te pika 1 te Kapija, pikërisht në vendin ku ditë më parë u panë forca seɾbe.

Këta pjesëtarë të Policisë, Haradinaj i quajti “heronj”.

Pikërisht 7 ditë më parë, kryeministri Albin Kurti njoftoi se forca seɾbe i janë afruar 50 metra kufirit me Kosovën.

“Seɾbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.

Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtɾia e Seɾbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioŋeve” shkroi Kurti në njoftimin e tij.

 

Komento: