Një javë pasi u lirua nga burgu, Ministria e Tregtisë i jep leje Burdushit ta ushtrojë funksionin si ‘mjek popullor’

17:59 | 20 March 2019

Një javë pasi u lirua nga burgu, ‘Burdushi’ ka hapur biznes.

Hysri Peqani i njohur për publikun e gjerë si “Burdushi” më në fund ka regjistruar biznesin e tij që për një kohë të gjatë e ushtroi jashtëligjshëm.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai në profilin zyrtar në Facebook. “Burushi shpirtëror” quhet zyra që në përshkrim të regjistrimit thuhet se ofron shërbime shëndetësore, kulturore dhe shërbime tjera sociale, transmeton metro.

“Hajde urime me kod të ri dhe dizajn të ri”, ka shkruar Burdushi në mbishkrimin e fotografive që tregojnë për regjistrimin e biznesit të tij.

Komento: