Një kaçurrele që iu çmend, kjo është vajza e Sahides

22:20 | 26 March 2019

Sahidja është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku.

Përveç aspektit profesional, fansat e shumtë të Motrave Mustafa vëmendjen e kanë edhe te jeta e tyre private.

Sahidja prej vitesh është e martuar me Fadilin dhe kanë tre fëmijë, Redolën, Olisën dhe Diorin.

Redola Marevci është vajza bukuroshe e Sahides, e cila ka trashëguar nga e ëma talentin për muzikë.

Redola në xhirimet e vitit të ri 2019, ka marrë pjesë me coverin e këngës së Yll Limanit “Prej se jena nda”, shkruan rtv21.tv

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon fotografi të bukura, e madje shumë shpesh edhe me nënën e saj.

Komento: