Një kamion dhe një veturë përfshihen në një aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë

23:08 | 12 Dhjetor 2022

Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, rruga vazhdon të jetë e ngrirë dhe e papastruar.

Reshjet e borës të cilat nisën dy ditë më parë në Kosovë, kanë bllokuar tashmë disa rrugë.

Në gjendje shumë më të rënduar sa i përket qarkullimit është edhe rruga Podujevë-Prishtinë.

E një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë saktësisht në të njëjtën rrugë.

Në aksident është përfshirë një kamion dhe një veturë, derisa nuk dihet nëse si pasojë e këtij aksidenti ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi i Policisë së Kosovës.

Rrugët Prishtinë-Podujevë, por edhe ajo Merdare-Podujevë janë krejtësisht të papastruara nga bora dhe të ngrira e që padyshim kanë shtuar vështirësitë e qarkullimit në këtë anë.

Komento: