Një kamion dhe tri vetura përfshihen nga zjarri në Prishtinë

14:06 | 15 Janar 2022

Një kamion dhe tri vetura dyshohen se janë përfshirë nga zjarri.

Një kamion është përfshirë nga zjarri dhe po ashtu dyshohet se janë prekur edhe tri vetura në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Borovci.

Ai tha më tej se deri më tani raportohet për një person të lënduar.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Komento: