
Një këmbësor është goditur nga një veturë sot në mëngjes në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, tha se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person që më pas mori tretman mjekësor.
Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.