Një këmbësor shkelet për vdekje në Han të Elezit

10:34 | 30 November 2021

Shkelet për vdekje këmbësori në Han të Elezit.

Një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë dje në Han të Elezit.

Policia thotë se këmbësori ka vdekur në emergjencën e QKMF-së.

“Për arsye shëndetësore pas një kohe vozitësi është dërguar në QKMF Hani Elezit dhe më pas në QKUK”, thotë policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Hani Elezit, 29.11.2021 – 17:40. I dyshuari mashkull kosovar me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimë mashkull kosovar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasoj, këmbësori ka vdekur në emergjencën e QKMF-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Për arsye shëndetësore pas një kohe vozitësi është dërguar në QKMF Hani Elezit dhe më pas në QKUK. Rasti është duke u hetuar.

Komento: