Një këmbësore mbetet e vdekur, aksident tragjik në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

22:03 | 04 Tetor 2022

Aksident tragjik në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një këmbësore mbetet e vdekur.

Një grua ka vdekur pasi u godit nga një veturë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën.

Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.

Komento: