Një këmbësore shkelet nga një veturë në zebra në Prishtinë

12:19 | 03 Gusht 2021

Vetura shkel një këmbësore zebra në Prishtinë.

Një këmbësore është goditur nga një veturë në lagjen ‘Lakrishte’ të kryeqytetit rreth orës 11:00 të së martës.

Ajo ishte duke kaluar në vendkalimin për këmbësorë në momentin që është goditur nga vetura.

Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ti ofruar ndihmën e nevojshme.

Lajmi.net është në pritje të përgjigjeve nga policia.

Komento: