Një kolonel i lartë rus kapet në Ukrainë

19:29 | 23 March 2022

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon.

Një lejtnant kolonel rus është kapur nga forcat ukrainase.

Sipas BBC, një zyrtar i lartë perëndimor ka konfirmuar se një aksion i forcave ukrainase, ka lënë të shkatërruar pajisjet dhe artilerinë ruse, duke lënë të pambrojtur një pjesë të personelit ushtarak rus.

“Në këtë rajon ku ai është kapur, ka pasur një sasi të madhe të pajisjeve elektronike ushtarake. Është e paqartë nëse zyrtari i lartë ka qenë i lidhur personalisht me këtë njësit, por po hetohet”, citohet të ketë thënë ky zyrtar, transmeton Gazeta Express.

Deri tani, gjashtë gjeneralë të lartë rusë raportohet të jenë vrarë gjithsej. Që të gjashtit, janë zëvendësuar menjëherë nga armata ruse.

Komento: