Një kompani gjobitet 800 euro nga Inspeksioni në Prishtinë

13:50 | 20 Prill 2021

Inspeksioni në Prishtinë e gjobit 800 euro një kompani.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se është gjobitur me 800 euro një kompani betoni e cila e ka ndotur rrugën.

Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se përveç gjobës, kompania është e obliguar ta pastrojë rrugën.

“Pastrimi i mjeteve në hyrje-dalje të vendpunishteve, do të kushtonte më lirë…800 euro gjobë për ndotje, dhe obligim kompanisë për pastrim të rrugës”, ka shkruar Tahiri.

Komento: