Digjet një lokal në Fushë Kosovë.
Të shtunën është djegur një lokal në Fushë Kosovë.
Sipas ankuesit zjarri ka ndodhur në rrethana të panjohura, teksa shuarja e tij është bërë nga zjarrfikësit.
“Fushë Kosovë 14.11.2020 – 23:00. Është raportuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë lokali i viktimës m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin”, është bërë e ditur në njoftimin 24-orësh të PK-së.