Një ‘mal me para’ do t’i kushtoj Chelseas transferimi i Leaos nga Milan

20:53 | 24 August 2022

Paralajmërohet Chelsea – duhet të paguajë 126 milionë funte për Leaon

Chelsea është paralajmëruar se duhet të shpenzojë 126.1 milionë funte për të transferuar Rafeal Leao.
Blutë janë duke e kërkuar një sulmues, pasi e lanë Romelu Lukakun të largohej në Inter Milan si huazim.

E përditshmja e respektuar sportive italiane La Gazzetta Dello Sport tani ka pohuar se Milani do të kërkojë 126.1 milionë funte (150 milionë euro).

Kjo tarifë marramendëse është pjesërisht sepse Leao i detyrohet ish-klubit të tij Sporting Lisbonës 13.85 milionë funte pas përfundimit të kontratës së tij.

Leao prishi marrëveshjen e tij me Sportingun në vitin 2018, pasi tifozët sulmuan lojtarët në terrenin stërvitor të klubit.

Ylli portugez më pas iu bashkua me Lille në një transferim të lirë, përpara se të kalonte te Milani në 2019.

Komento: