Një ‘mal’ me para do t’i kushtonte FFK-së shkarkimi i Bernard Challandes

15:52 | 13 Nëntor 2020

Në shtatorin e këtij viti, trajneri i Kosovës Bernard Challandes nënshkroi kontratë të re për të udhëhequr ekipin deri në shtator të vitit 2022.

Drejtuesit e FFK-së, ia besuan detyrën zviceranit edhe për kampanjën kualifikuese të kampionatit botëror ‘Katari 2022’, që fillon nga marsi i vitit të ardhshëm.

Megjithatë rezultatet e fundit, duke regjistruar 9 ndeshje pa fitore kanë ngritur pakënaqësi te njerëzit të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Challandes.

Në bazë të kontratës së re, Indeksonline mëson se nuk ka pasur ndonjë ngritje të pagës për zviceranin.

Sipas burimeve tona, 69 vjeçari paguhet 20 mijë euro në muaj. Nëse FFK-ja mendon për shkarkimin e Challandes, duhet të bëjë gati afro gjysmë milioni euro dëmshpërblim.

Në anën tjetër, vetë trajneri është shprehur i kënaqur me ekipin dhe drejtuesit dhe nuk ka ndërmend të jap dorëheqje.

Komento: