Aktorja e famshme Nurgul Yesilcay po shkon sërish drejt altarit.
Ylli i kinematografisë turke është shprehur se po mendon të martohet me producentin Necati Kocabay.
Ajo i ka prezantuar të dashurin djalit të saj, Osman Nejat nga martesa e mëparshme me Cem Ozer që përfundoi me divorc në vitin 2010.
“Çdo gjë po shkon mirë,”-tha aktorja për gazetarët. “Po mendojmë të martohemi.”
Ndërsa në lidhje me ish-bashkëshortin, i cili u dëmtua gjatë xhirimeve të një filmi në Afyonkarahisar, tha se kishin një marrëdhënie të mirë.
“Kemi mbajtur marrëdhënie miqësore sepse kemi një djalë së bashku,”-shtoi Nurgul.
Aktorja është e njohur në Shqipëri për rolet e saj si Sulltanesha Kosem dhe Gylseren në flimin ‘Fate të kryqëzuara’.