Është seriali më i shikuar i momentit.
“Mos ma lësho dorën” është seriali i ri turk që po transmetohet në ekranin e RTV 21. Një serial me rrëfim të veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme, mban zgjuar kurreshtjen e njerëzve që ta shikojnë çdo episod, shkruan rtv21.tv.
Aktori i cili ka rrëmbyer vëmendje në këtë serial është edhe Emre Bey në rolin e Ardës, vëllait të Xhenkut. Emre ka lindur më 9 maj të vitit 1997 në Stamboll të Turqisë. Ai po vazhdon shkollimin e tij në fakultetin e artizanateve.
Përvoja e parë që Emre e ka pasur në aktrim është në serialin “Aşk Zamani” në vitin 2015. Aktori tregohet mjaft aktive edhe në rrjetin social Instagram me publikimin e fotografive të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e tij. Emre ka mbi 176 mijë ndjekës.