Një mashkull shumë i pashëm, ky është i dashuri i “Kaderit” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një mashkull shumë i pashëm, ky është i dashuri i “Kaderit”

19:52 | 30 Shtator 2022

Ceren Yalazoğlu Karakoç, është një aktore shumë e dashur për audiencën botërore, e në veçanti atij turk.

E për publikun shqiptar, ajo u bë e njohur me rolin e Kaderit nga seriali “Benni Affet”, shkruan ORAinfo.

Kjo telenovelë po vazhdon që edhe sot të transmetohet në vendin tonë, ani pse ka shumë vite që është në ekranet e televizoneve të ndryshme.

E njëra nga peraonzhet më të dashura është ajo e Kaderit, vajza që lufton shumë për dashurinë dhe familjen e saj.

Në jetën reale Kaderi është e martuar me artistin, Osman Karakoç, një mashkull shumë i pashëm.

Duket se çifti janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit./ORAinfo/

Komento: