Një mërgimtar gjendet i vdekur në Pejë

20:52 | 09 Dhjetor 2021

Gjendet i vdekur mërgimtari në Pejë.

Një 68 vjeçar nga Peja, është gjetur i vdekur tek vendi i njohur si “Te Bazeni”, në Pejë.

Viktima Nusret Belegu u tha se mbrëmjen e së hënës ishte në shoqëri të disa vetave, por kur ndodhi rasti qe i vetëm.

Këtë vdekje e ka konfirmuar edhe policia, e cila po vazhdon të merret me hetimet lidhur me këtë rast.

Ata që e njohën viktimën, hedhin poshtë mundësinë për ndonjë vdekje të qëllimshme.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësi Ligjore.

Komento: