Një mërgimtar shkon në Kuvend me pankartën: “Kurti n’burg”

14:47 | 12 Gusht 2026

Një qytetar nga Prizreni, Fatmir Bytyqi, i cili erdhi nga diaspora, vizitën në Kuvend e shfrytëzoi për të protestuar ndaj situatës politike me një pankartë ku kërkonte burgosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Do ta mbrojmë këtë Kushtetutë dhe nuk do t’i mbyllim sytë. Kjo është puç i rendit shoqëror. Kushtetushmëria duhet të mbrohet prej secilit prej nesh”, tha ai për gazetarët.

Ai shtoi se iu desh mbrojtja nga sigurimi i Kuvendit për shkak të mërgimtarëve të tjerë që e kundërshtuan protestën e tij në Kuvend.

Komento: