Një mijë euro ia vjedhin mitrovicasit nga banka, këto janë dyshimet e tij

09:28 | 05 Qershor 2022

Mitrovicasit ia vjedhin 1 mijë euro nga banka, këto janë dyshimet e tij.

Një burrë nga Mitrovica e Veriut të premten ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 1 mijë euro nga llogaria bankare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ka thënë se dyshon që paratë ia ka vjedhur një burrë tjetër, të cilit ia kishte dhënë veturën për regjistrim, ku kishte lënë edhe kuletën me dokumente.

Policia ka njoftuar se rasti është hapur si “Hyrje në sistemin kompjuterik” dhe shkon në procedurë të rregullt.

Komento: