Një milion vaksina u dhanë deri sot në Kosovë

09:55 | 10 Shtator 2021

1 milion vaksina u dhanë deri tani në Kosovë.

1 milion vaksina janë administruar deri tani në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook ku ka lavdëruar punën e ekipeve të vaksinimit.

Kjo ministri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen duke thënë se ky është akti më moral dhe më i përgjegjshëm, njofton Klankosova.tv.

“Mirënjohje ekipeve të vaksinimit për punën e çmuar dhe besimin e patundur për të arritur këtë nivel të trendit të vaksinimit në një kohë të pazakontë. Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur. Tash kur e kemi të njohur se vaksina zvogëlon dukshëm simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen, dhe kështu probabilitetin e infektimit indirekt të njerëzve të tjerë, pa e ditur, akti më moral dhe më i përgjegjshëm është i qartë: VAKSINIMI”.

“Është shumë e rëndësishme që të mbajmë ritmin pozitiv të vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin. Sepse vetëm #Bashkëiadalim”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Komento: