Një mjek dhe një punëtore shëndetësore sulmohen nga qentë endacakë në QKUK

11:30 | 08 Maj 2026
nje-mjek-dhe-nje-punetore-shendetesore-sulmohen-nga-qente-endacake-ne-qkuk

Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar nga qentë endacakë sot në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla ka thënë se bëhet fjalë për një mjek të Klinikës së Pediatrisë dhe një punëtore shëndetësore në Klinikën e Ortopedisë.

Syla tha se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

“Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar sot nga qentë endacakë. Njëri është doktor në Klinikën e Pediatrisë dhe tjera është punëtore shëndetësore në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë lëshuar për në shtëpi”, tha ai.

Sulmet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së kanë qenë të vazhdueshme kohëve të fundit.

Komento: