Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë

09:25 | 26 Qershor 2026
nje-mjet-eksplodues-me-nje-leter-kercenuese-lihen-te-dera-e-nje-objekti-ne-peje

Një mjet shpërthyes dhe një letër kërcënuese është lënë në derën e një objekti banimi në Pejë pak para mesnatës.

Policia ka intervenuar menjëherë dhe njësia për deminim e ka larguar mjetin.

Në raportin e Policisë rasti është iniciuar vetëm si “kanosje” dhe nuk janë dhënë informacione të tjera.

“Raportohet se është vendosur një mjetë shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka bërë largimin e mjetit eksplodues. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Komento: