Një mori klubesh i vihen pas Dybalas

19:15 | 01 Maj 2022

Katër skuadra të Premier League janë ndër një mori klubesh evropiane që janë afruar me Paulo Dybala për një transferim të lirë këtë verë, zbulon ESPN.

Arsenali, Manchester United dhe Newcastle i janë bashkuar Tottenhamit në afrimin e përfaqësuesve të argjentinasit, përcjell ORAinfo.

Dybala pritet të largohet nga Juventusi kur t’i skadojë kontrata në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: