Pasi u zbulua se Kylian Mbappe mund të largohej nga PSG në 2024 pa përmbushur vitin e tretë opsional në kontratën e tij, një mori klubesh të Premierligës qëndrojnë në gatishmëri të lartë për ta transferuar atë, raportohet nga Marca.
Pritet që në janar të vitit 2024, Mbappe të bëjë të ditur vendimin e tij për ekipin e Ligue 1, përcjell ORAinfo.
Nëse ai zgjedh të largohet nga Parisi, atëherë Manchester United, Liverpool dhe Chelsea do të luftojnë për shërbimet e tij./ORAinfo/