Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte

18:03 | 05 Mars 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Z.N. për veprën penale “Krime lufte” kundër popullatës civile.

Në njoftimin e lëshuar thuhet: “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.N dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një) muaji, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile”.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit,përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Komento: