Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

12:11 | 14 February 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të dyshuarit të përfshirë në vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë”.

41-vjeçari të dielën mbrëma u therr me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetonte.

Policia po atë natë arrestoi dy personat e dyshuar lidhur me rastin, ndërsa motivi i vrasjes është ende i panjohur.

Komento: