Një muaj paraburgim për Naser Hafizin e MMPHI-së

18:38 | 11 October 2024

Një muaj paraburgim i është caktuar Naser Hafizit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i cili u arrestua dje nga policia.

Hafizi po dyshohet për keqpërdorim të pozitës, dhe shpërlarje të parave.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit N.H, për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe veprës penale Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare .Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, andaj të pandehurit N.H i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, derisa gjykata ta shpallë fajtor.

Komento: