Një muaj paraburgim për të arrestuarit që dyshohet se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga burgu

15:51 | 22 Korrik 2024
nje-muaj-paraburgim-per-te-arrestuarit-qe-dyshohet-se-e-ndihmuan-faton-hajrizin-te-arratisej-nga-burgu

jykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy personave që dyshohet se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga burgu.

Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se H.XH dhe E.B dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” .

Njoftimi:

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë Dega në Vushtrri./Front Online/

Komento: