Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Po është marr vendimi, është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të dyshuarit”, tha Gashi.
Të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit, Kenan Hasani, Okan Hasani, Lum Dervishi u arrestuan të mërkurën nga Policia e Kosovës.