Diellza Kolgeci ka arritur t’i rikthej linjat e saj pas lindjes.
Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci në fund të muajit prill u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe basketbollisti Fisnik Rugova u bënë prindër të një vajze, shkruan rtv21.
Vajzën e tyre të parë çifti e ka pagëzuar me emrin Helena. Diellza me anë të postimeve në rrjetet sociale, duket se gjithë kohën e saj është duke ia kushtuar vajzës.
Së fundmi, modelja në Facebook ka publikuar një fotografi të bukur familjare. Çifti me vajzën e tyre duken mjaft të lumtur.
Ajo se çka bie në sy në këtë fotografi janë linjat e saj trupore, të cilat Diellza arriti t’i kthej menjëherë pas lindjes.