
Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e shtuar numrin në 33 të prekur.
Dy rastet e reja vijnë nga dy komuna të ndryshme. Njëri rast është në qytetin e Gjilanit, ku e prekur është një femër 50 vjeçare, kurse rasti tjetër nga Malisheva, ku i prekur është një 53 vjeçar.
IKSHP ka njoftuar se nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e tri (33) raste kanë rezultuar pozitive.