Një në Prishtinë e tjetri në Podujevë, këta janë dy të prekurit e fundit me koronavirus

19:09 | 28 Mars 2020

Edhe Kosova po përballet me përhapjen e koronavirusit ku deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 90.

IKSHP me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe dy raste pozitive me COVID-19 në vendin tonë.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1029 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, rezultojnë pozitive gjithsej nëntëdhjetë (90) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme në laborator janë testuar gjithësej 38 mostra.

Komento: