Ndeshja Ajax-Juventus, ish-ylli i Juventusit befason me komentin

20:43 | 27 Mars 2019

Edwin van der Sar ka thënë se Ajaxi do ta mundë Juventusin në ndeshjen që do të luhet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Legjenda holandeze Va nder Sar, i cili ka qenë pjesë e Juventusit për dy sezone si paraardhës i Gianluigi Buffonit, beson se Ajaxi ka fuqinë për ta eliminuar Juventusin, pasi e eliminoi kampionin në fuqi evropian Real Madridin në 1/8 e finales pas fitores madhështore 2:1, transmeton Gazeta Express.

“Do të jetë një ndeshje e madhe kundër Juventusit”, tha Van der Sar, tani shef ekzekutiv i klubit holandez për Sport Mediaset.

“Jemi të lumtur që jemi në çerekfinale. Kemi luajtur në nivel të lartë kundër Real Madridit dhe shpresojmë se do ta bëjmë edhe kundër Juventusit në Amsterdam”, shtoi ai.

“Ekipi ynë ka vetëbesim. Ky ekip mund ta mundë Juventusin. Ekipi është i ri, por ne kemi sjell edhe përvojë duke e marrë Dusan Tadicin dhe Daily Blindin”, theksoi ai.

Komento: