Një nga Prishtina dhe tjetri nga Shtimja, këta janë dy të prekurit e fundit me koronavirus

16:31 | 23 Mars 2020

Ka shkuar në 35 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se sot janë testuar 20 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive.

Dy prej rasteve pozitive janë njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç, përcjell lajmi.net.

IKSHPK po ashtu njofton se nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e pesë (35) raste kanë rezultuar pozitive.

Komento: