Një nga tre rastet e fundit me koronavirus në Vushtrri nuk e di si është infektuar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një nga tre rastet e fundit me koronavirus në Vushtrri nuk e di si është infektuar

23:45 | 23 Maj 2020

Sot, në Kosovë janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Në Komunën e Vushtrrisë sot janë shënuar edhe tri raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 47 numrin total të të infektuarve.

Të infektuarit e sotëm të cilët kanë rezultuar pozitivë janë dy raste brenda familjes në rrugën “2 maji”, ndërsa rasti i tretë nuk dihet ende burimi i infektimit.

Rastet kontakti të të infektuarit do të testohen nesër nga IKSHPK.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili në një lidhje telefonike në RTV Dukagjin, tha se Vushtrria po përballet me rikthimin e koronavirusit.

Sipas tij, kjo situatë është e menaxhueshme nga Shtabi Emergjent Komunal i Vushtrrisë.

Vushtrria rendiet e teta për nga numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë.

Komento: