
Infektohet me COVID-19 një nxënës në shkollën “Ismail Qemaili”, nxënësit e klasës shkojnë në izolim.
Një nxënës ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në shkollë fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë.
Në njoftimin e shkollës, është bërë e ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka testuar komplet klasën dhe mësimdhënësit dhe janë në pritje të rezultateve.
“Pas konfirmimit të një rasti me COVID -19, sot më datë 5 tetor 2020, nga IKSHPK-ja, eshtë bërë testimi i komplet klasës bashkë me mësimdhënësit. Gjithashtu është bërë edhe dezinfektimi i hapësirave brenda shkollës. Klasa janë dërguar në shtëpi në izolim deri në daljen e rezultateve nga IKSHPK-ja”, thuhet në njoftim.