Një pamje ndryshe nga Alketa – moderatorja publikon foto nga Dubai

22:58 | 30 Prill 2021

Moderatorja Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit në Instagram fotografi nga udhëtimi në Dubai.

Në imazhin që e postoi së fundi, Alketa ishte duke shijuar një shëtitje me jaht në Dubai, ndërsa prapa saj ishte pamja magjepsëse e qytetit.

Ajo kishte veshur në fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë, në të cilin dukej elegante dhe me shumë stil, shkruan lajmi.net.

“Duke numëruar yjet”, ka shkruar ajo sipër fotos, ndërsa pranoi komente të panumërta nga ndjekësit.

Kujtojmë se Alketa Vejsiu është vazhdimisht e angazhuar në projekte të ndryshme televizive.

Komento: