Një “Perandor” i ri ka lindur në botën e futbollit, ai është djali i Adrianos

11:50 | 17 April 2023

Adriano Carvalho Ribeiro, djali i legjendës Adriano, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me ekipin brazilian, Serrano.

Adriano Jr erdhi nga ekipet e të rinjve të Gremio dhe Boavista dhe tashmë ka shënuar 20 gola në 27 ndeshje për klubin e tij aktual.

“Ky moment është realizimi i një ëndrre për mua.Momenti kur më kërkuan të luaj me Serranon ishte diçka që nuk do ta harrojë asnjëhere në jetë”, tha Adriano Jr”, tha Adriano Carvalho Ribeiro, njofton Klankosova.

Babai i Carvalho Ribeiro, Adriano pati një karrierë fantastike dhe do të mbahet në mend gjithmonë si njëri ndër sulmuesit më të mirë i të gjitha kohërave në futboll.

Komento: