Një person aksidentohet në Rahovec

21:27 | 06 Qershor 2019

Një vet-aksident ka ndodhur në fshatin Potqan i Ulët të qytetit të Rahovecit..

Shoferi e ka humbur kontrollin dhe e ka rrokullisur veturë. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklarojnë që vozitësi nuk ka pësuar lëndime dhe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.

Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Komento: