Një person alivanoset në Prishtinë nga moti përvëlues, Policia i ofron ndihmë

12:33 | 23 Korrik 2022

Moti përvëlues, një person alivanoset në Prishtinë, Policia i ofron ndihmë.

Si rezultat i temperaturave të larta një person është alivanosur në Prishtinë.

Në një video të publikuar në media është parë teksa disa policë të Kosovës i ofrojnë ndihmë.

Sipas parashikimeve sinoptike gjatë kësaj jave dhe ditëve në vazhdim do të mbretërojë mot jashtëzakonisht i nxehtë.

Siç rekomandohet, personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore duhet të shmangin daljet dhe qëndrimin për kohë të gjatë në diell.

Gjithashtu rekomandohet konsumim i lartë i ujit.

Komento: